Trembëdhjetë ditë ka udhëtuar vendimi i gjyqtares Aleksandra Pop Stefania deri në Prokurorinë Speciale. Me të janë vlerësuar si të paligjshme bastisjet te ish-shefi i drejtorisë së pestë, Goran Grujevski.
Ajo këtë vendim e ka marrë më 1 shkurt. Joligjore ka qenë fakti që Specialja ka hyrë në shtëpinë e Grujevskit, derisa ai ka qenë në paraburgim. Ekipi i Katica Janevës tashmë e ka ankimuar këtë vendim të gjyqtares.
Në 30 mars të vitit të kaluar shefi i drejtorisë së pestë u paraburgos 30 ditë, si i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”. Gjykata atëherë e pranoi kërkesën për paraburgim të Speciales, për shkak të dyshimit për shkatërrim të pajisjeve në policinë sekrete. Por vetëm dy ditë më pas ai doli nga paraburgimi dhe gjykata ia zëvendësoi masën me arrest shtëpiak.