Pentagoni dënon afishimin e posterit të Abdullah Öcalan në Raka

Bota | Publikuar më 21.10.2017 në ora 10:31

Zëdhënësi i Departamenti Amerikan të Mbrojtjes (Pentagoni), Adrian Rankine Galloway, ka njoftuar se e dënojnë afishimin e posterit të kreut të organizatës terroriste PKK Abdullah Öcalan në Raka të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Galloway, në lidhje me afishimin e posterit të Öcalan-it në Raka ka bërë një deklaratë për gazetarin e AA-së, ku është shprehur se “PKK është përckatuar si një organizatë terroriste nga SHBA që nga viti 1997 dhe ne e shohim PKK-në si një aktor destabilizues në rajon. Ne e dënojmë afishimin e posterit të liderit dhe themeluesit të PKK-së, Abdullah Öcalan, në çlirimin e Rakës”

“Ne vazhdojmë të mbështesim Turqinë” 

“SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Turqinë, aleatin në NATO në luftën e saj kundër PKK-së që ajo ka kryer për dekada dhe është e vetëdijshme për viktimat që Turqia ka dhënë në këtë konflikt”, ka vlerësuar ndër të tjera Galloway.

Duke ripërsëritur deklaratat që ka përdorur Kolonel Ryan Dillon, zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve, ai ka dhënë informacionin se “Koalicioni është i vetëdijshëm për festimet në Raka dhe për shfaqjen e simboleve të Öcalan-it. Kryesia e Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) nuk ka miratuar shfaqjen e këtyre (simboleve). Për më tej nuk miraton këto simbole dhe imazhe separatiste në një periudhë ku duhet të përqendrohemi për të mundur DEASH-in.”

Zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-ve, Kolonel Ryan Dillon, në një deklaratë të bërë për AA kishte njoftuar se nuk e miratojnë shfaqjen e posterave të kreut të organizatës terroriste PKK, Abdullah Öcalan, në Raka.