Për pesë minuta, secili qytetar do të mund të marrë vesh për planet për menaxhmimin e financave publike. Kjo do të jetë e mundur pas hartimit të të ashtuquajturit “buxhet i qytetarëve”, i cili synon ta bëjë më transparent dhe më të kapshëm buxhetin që mblidhet nga taksapaguesit.
Ministria e Financave njoftoi se kjo bëhet për transaprencë dhe nuk është zëvendësim për buxhetin e detajuar të shtetit. Zyrtarët njoftojë se “buxheti i qytetarëve” do të publikohet me Propozim-Buxhetin për vitin 2018. /SHENJA/