Përkujtohet me dhimbje 16 vjetori i masakrës së Lubotenit

Kryesore | Publikuar më 12.08.2017 në ora 15:31

16 vjet nga masakra e 10 civilëve shqiptarë në Luboten. Banorët edhe sot kujtojnë tmerrin që kishin përjetuar më 12 gusht të vitit 2001. Ata thonë se ky fshat dhe familjarët e të masakruarave janë lënë në harresë.

Gjendja momentale e familjarëve nuk është në të mire sepse nuk janë angazhuar njerëzit që janë në pushtet për këto familjarë,ka angazhime por ,sa duhet jo. Në të ardhmen dhashtë Zoti që të bëhet më mire,sidomos që anëtarët e familjeve qe kanë pësuar në vitin 2001 duhet sado pak ta vërejnë atë dhe të kenë një ndihmë,të punësohen anëtarët e familjes së tyre sidomos ata që kanë jetima – deklaroi Naim Salihu, Kryetar i Bashkësisë Lokale.

Nuk ka merr mendja që ka ndryshuar diçka,funksionarët vijnë por nuk kanë çfarë të bëjnë. Familjet e dëshmorëve mire janë më shëndet,por me i vizituar dikush,të ju japin diçka ndihma,nuk ka diçka”

Aspak nuk ka ndryshuar ata që kanë shkuar e kaluar qoftë dhe shpresojmë që më mos të ndodhë. Prej 2001 e këtej asgjë nuk ka ndryshuar. Që sa vite prej 2001 e këtej 15 vite e diçka asgjë nuk ka ndryshuar. Jo aspak nuk kanë ardhur”

Për varrezat e 10 personave të masakruar në Luboten përkujdesen vetëm banorët.

Flamuri për të cilin humbën jetën dëshmorët e fshatit Luboten është në gjendje të mjerueshme,kamera Alsat kapi edhe gjendjen katastrofale të këtyre varrezave dhe pllakat e varrezave janë të thyera”

Për varrezat e dëshmorëve vetëm fshatarët që i pastrojnë. Po ato si kanë rregulluar,dmth njëherë janë rregulluar dhe më nuk janë rregulluar”

Nga operacioni në fshatin Luboten më 12 gusht të vitit 2001 mbetën të vrarë 10 civil shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili. 14 shtëpi mbetën të djegura, u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Ngjarja e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish pjesëtari i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, tani deputet i VMRO DPMNE-së.

Valmira Zendeli