Autoritetet në Greqi kanë nisur hetimet për shkaqet e përmbytjeve të mëdha që shkaktuan 16 të vdekur, 23 të plagosur dhe të paktën 4 të zhdukur.
I fundit që u gjet i pajetë ishte një 60-vjeçar, në qytezën e Nea Peramos-it. Një nga shkaqet kryesore dyshohet të jetë planifikimi jo i rregullt urban.
Ekipet e emergjencave janë angazhuar plotësisht për gjetjen e 4 personave të shpallur në kërkim. Operacionet e shpëtimit vijuan pa ndërprerje edhe gjatë natës, në të gjitha lagjet periferike të Athinës, që janë edhe zonat të goditura më rëndë nga përmbytjet.
Autoritetet njoftuan për 86 raste të ndërhyrjeve për të evakuuar banorët e rrethuar nga uji nëpër banesa, biznese, apo në automjetet e mbetura në mes të rrugëve të përmbytura. Me qindra janë ndërtesat që janë shndërruar në të pabanueshme.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Ali Ahmeti: Komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet në Maqedoni
- Loredana kujton me mall babain e saj të ndjerë
- Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg – Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal
- U bllokua pas protestës së fermerëve, Polonia hap përkohësisht kufirin me Ukrainën
- Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës, të hetohet roli i Olsi Ramës. Nesër dorëzojmë faktet
- Kuvendi i RMV-së miratoi Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve
- Adelina Berisha merr një vendim të rëndësishëm për veten, do ta bëjë këtë intervenim
- Faturat e larta revoltojnë tetovarët