Nga: Liljana Çerri
Ra e ra shi sa edhe qielli u lodh se qari.Kur hapi sytë e pa qe e kishte mbuluar tokën poshtë ku më pak e ku më shume.Skishte çtë bënte për të rregulluar gabimin ndaj njerëzve prandaj drejtoi syte nga paria e tyre. Pa e pa deklarata,foto cizme xhupa cadra etj etj. I priti këta të bënin ndonje muhabet tjeter hic priti hiç. I pyeti cdo bëni për te permbyturit?! Aty Shteti nuk u përmbajt dot dhe filloi të qante e të bërtiste se nuk kishte fonde se nuk mund të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme Pse nuk mundej se paratë e taksave i kishin shpenzuar diku për të “Mirën” e këtyre palo njerëzve e që nuk u ngopën njëher e përgjithmonë sepse vetëm nga Qeveria i mbajnë sytë. Popull mosmirnjohës që ka lekë e nuk e siguron pasurinë e vetë..U ligështua Qielli për gabimin e bërë dhe vetëm pëshperiti nën zë. e tha Ju paça nën kujdes herën tjetër se kjo radhë iku bëni si të bëni e si të dini o popull Shqipëtar.