Policia e Kosovës arreston reperin Fero

Showbiz | Publikuar më 22.03.2018 në ora 20:08

Ditë më parë, Feronit Shabani, i njohur për publikun si reperi Fero ishte viktimë e një sulmi nga disa persona.

I njëjti sot është përfshirë në një tjetër rast përleshje me tentim hakmarrjeje, nga e cila ka përfunduar i arrestuar.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në stacionin jugu në Prishtinë është hapur rast kanosje nga viktima i cili ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar. Njërit prej të dyshuarve gjatë kontrollit në stacion, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një elektroshok”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Personat në fjalë, janë ende duke i intervistuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/