Një banor i fshatit Llojan të Kumanovës ka raportuar në polici për rrëmbimin ditë më parë të një vajze të mitur, e cila është nxënëse në Shkollën e Mesme “Pero Nakov” në Kumanovë.
Dishmitarët kanë treguar se vajza kishte dalur për të pushuar me shokët, kur në oborr është ndalur një makinë, nga e cila ka dalë personi me inicialet R. Z. Dhe një person tjetër, të cilët me dhunë e kanë futur vajzën në makinë.
Personi i panjohur e goditi vajzën në zonën e kokës, pas së cilës ajo ra në pavetëdije. Pas një kohe vajza u la në një vend të braktisur. Policia ka njoftuar se është duke marrë masa për gjetjen e personave dhe për ta sqaruar plotësisht rastin. /SHENJA/