Ministria e Punëve të Brendshme pritet të japë sot më shumë detaje për incidentin e mbrëmshëm në Çair, ku mbeti i vrarë një person, Ismet Koka, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.
Mirëpo, nga MPB mbrëmë thanë për Tv SHENJA se ekipet e tyre akoma janë duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes, andaj akoma nuk mund të zbardhin asnjë detaj. /SHENJA/