Politikani nga Bosnja: Kemi pozicion të qartë në marrëdhëniet me Kosovën

Kosovë | Publikuar më 14.11.2017 në ora 19:21

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviq, ka thënë se ky shtet do ta orientojë politikën ndërkombëtare në atë rrugë e cila nuk do të ndikojë në rrezikimin e marrëdhënieve me fqinjët.

Lexo po ashtu:

Çoviq ka thënë se ata do ta përdorin të njëjtën rrugë të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Ne kemi një pozicion të qartë përballë Kosovës”, ka thënë ai. “Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë aso çfarë ne do t’i harmonizojmë me miqtë tanë”.

Këto deklarime të tij janë bërë në Sarajevë, pas interpretimeve të deklaratës së anëtarit tjetër të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbekoviq, se është i pakënaqur me pozitën e Sanxhakut dhe se Bosnja e Hercegovina do të njohë pavarësinë e Kosovës.