Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka realizuar takimet e para të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, me përfaqësues të administratës së re të presidentit amerikan Donald Tramp, transmeton Anadolu Agency (AA).
Poposki po qëndron në SHBA ku merr pjesë në takimin e koalicionit anti-DEASH të cilin e ka organizuar sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson.
Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, është takuar me përfaqësues të këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe disa kongresmenë.
“Takimet parasëgjithash kanë për qëllim vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me administratën e re të Trumpit në Washington. Në këtë drejtim vlerësoj se është e një rëndësie të veçantë që Maqedonia të gjendet në agjendën e Kongresit, administratës së re të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit si mbështetje për realizimin e qëllimeve tona strategjike”, deklaroi Poposki për televizionin e Maqedonisë.
Ai tha se me bashkëbiseduesit ka diskutuar për situatën në Maqedoni dhe në rajon si dhe mënyrat për përmirësimi e marrëdhënieve Amerikë-Maqedoni.
Poposki ka theksuar nevojën nga angazhimi amerikan në rajon dhe ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni.
“Me rëndësi është që Amerika të mbetet e angazhuar në rajonin tonë më të gjerë. Biseduam për nevojën për stabilizim të mbarë rajonit dhe mbajtjen e perspektivave të rajonit për integrim. Maqedoni stabile do të thotë edhe rajon stabil ballkanik, por gjithashtu neglizhenca e rëndësisë së Republikës së Maqedonisë mund të lë hapësirë për destabilizim shtesë”, ka thënë mes tjerash Poposki.