Prej nesër fillon shqyrtimi publik i listës së votuesve ku nëpër njësitë rajonale dhe në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse janë pjesë e listës së votuesve. Nëse emri i tyre nuk figuron në listën e re atëherë të njëjtit duhet t’i drejtohen njësive rajonale të KSHZ-së në komunën e tyre për t’u rikthyer në listë dhe këtë duhet ta bëjnë më së voni deri më 9 shtator. Lista e re e votuesve do të ketë 1.827.473 votues, ndërsa 11.346 janë fshirë nga lista. Nga Enti Shtetëror për Statistikë thanë se pjesa më e madhe e 11 mijë votuesve janë fshirë për shkak se nuk kanë adresë të përhershme banimi në Maqedoni. Bëhet fjalë për persona që nuk kanë adresë banimi, gjegjësisht nuk kanë letërnjoftim, ndërsa në dokumentin e udhëtimin nuk kanë adresë në Republikën e Maqedonisë.
Kategoria e dytë për nga numri i votuesve që janë fshirë nga lista, janë ata persona të cilët në procedurën e MPB-së u është hequr adresa e banimit pas procedurës së ngritur nga pronari i banesës në të cilën figuron se banojnë edhe persona të tjerë. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thanë se edhe këta qytetarë do të kenë të drejtë dhe mundësi të rikthehen në listë gjatë afatit për kontroll publik nëse dëshmojnë se plotësojnë kushtet.
“Pas përfundimit të gjithë procedurës së shqyrtimit publik atëherë i marim të dhënat e sakta të cilat do të jenë bazë për formimin e listës së votuesve. Me ato të dhëna lista do të përmbyllet dhe me atë listë në përputhje me kodin zgjedhor formohet edhe lista e votuesve dhe mbahen zgjedhjet lokale”, deklaroi Atanas Urumov, anëtar i KSHZ-së.
Përveç shqyrtimit publik të listës së votuesve, prej nesër fillon të rrjedh edhe afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin