Premtimet e kanditatëve të komunavë, në vend, në fushatat e tyre, kanë qenë të hiperbollizuara. Ku në mandatin e tyre katër vjeçarë jo vetëm që nuk i kanë realizuar , ato që i kanë premtuar, por edhe për problemet e vogla, nuk kanë patur përkushtim.
Premtimi i BDI-së, që nuk u realizua 15 vite në qeverisje, premtohet edhe në këto zgjedhje lokale. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka thënë se është inicuesi për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, nuk është realizuar. Ku edhe në këto zgjedhje del dhe e premton, të njëjtën. Por, ka harruar për problemet reale, me të cilat në përditshmëri përballen qytetarët shqiptar, në vendin tonë. Pra, duke u premtuar, EU dhe NATO, Ahmeti dhe struktura e BDI-së, harroi se shqiptarët më shumë se asnjëher më parë kanë nevojë për: Kanalizim, rrugë të asfaltuara, heqje deponish dhe për ujë të pijshëm, shkruan Almakos.
Gazetari, Destan Jonuzi thotë se BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE e kanë premtuar në disa cikle zgjedhore.
“BDI ka treguar dhëmbët se do ti detyron edhe partnerët e saj maqedonas që këtë objektiv ta realizojnë sa më parë, duke u zotuar se do të detyerojnë palën maqedonase për kompromis me Greqinë për emrin”, theskoi Jonuzi, për Almakos.
Ai shton se në këtë drejtim ishin edhe takimet e Ahmetit me zyrtar grekë, e që sipas Jonuzit nuk ndodhi asgjë.
“Ndaj mendimin se shqiptarët e maqedonisë kanë nevojë ende për integrim të brendshëm institucional, kulturor, social e shoqëror. Kur nuk i realizon këto çështje themelore apo integrimin e bredshëm atëherë manipulon me integrmin në NATO dhe BE”, deklaroi Jonuzi.
Sipas Jonuzit zyrtarët e BDI-së me këtë mëndje tentojnë që ti fitojn edhe zgjedhjet lokale të 15 tetorit, duke anashkaluar problemet serioze infrastrukturore, kulturore, sportive, lokale, etj.
“Përveç IPRD fondeve të BE-së, zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me asgjë. Me NATO-n, hiq, as me BE-në, por as edhe për kryeparlanentarin shqiptar e as për dhunën e përgjakur të 27 prillit”, shtoi ai.
“Në këto zgjedhje lokale qytetari shqiptar si asnjëherë më parë është vetëdijësuar dhe ai ka ndryshuar rolet. Qytetari është bër politikani e politikani qytetar. Të gjithëve ju thonë se i mbështesin e të gjithë partitë llogarisin në votat e tyre. Për këtë arsye në këto zgjedhje do të ketë supriza të mëdha.Nga këtu edhe do ti dërgohet porosia e qartë BDI-së dhe zyrtarve të saj se qytetarët kanë nevojë për më shumë mirqenie sociale dhe jetë më të mirë infrastrukturore, se sa të manipulohen në emër të NATO dhe BE”, tha Jonuzi.
Ai shton se edhe vetë zyrtar të lartë evropian janë të habitur me këtë qasje të BDI-së ndaj votuesit shqiptar.
Nga këndvështrimi i analsitit Isen Saliu, nëntë vitet e kaluara sa BDI ishte në pushtet me VMRO-në Maqedonia jo që nuk u anëtarësua në NATO dhe Be, por ky proces shënoi regres.
“Ky regres për fat të keq ndodhi edhe në kohën kur BDI ishte në kulmin e forcës së saj dhe pas vete kishte 153 mijë vota shqiptare. Kjo do të thotë se ka pasur diskurs mes premtimeve të BDI-së, për anëtarësim në NATO dhe BE-së dhe angazhimit real të saj për këto procese”, deklaroi Saliu, për Almakos.
“Shpresojmë se tani kur BDI është më e dobët se në të kaluarën, procesi euroatlantik i Maqedonisë do të shkojë përpara” tha Saliu.
Fushata zgjedhore është afër përfundimit, data e zgjedhjeve është ofruar, kandidatëve u kanë ngelur vetëm edhe dy ditë për të bindur qytetarët me projektet e tyre, të cilët janë orientuar kryesisht në zgjedhjen e problemeve infrastrukturore, kanalizimeve dhe deponive.
/Mevludin Imeri
Almakos.com