Presidenti amerikan, Donald Trump uron Thaçin për 10-vjetorin e pavarësisë 

Kosovë | Publikuar më 13.02.2018 në ora 09:31

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorin amerikan, Greg Delawie, nga i cili në prag të shënimit të dhjetëvjetorit pranoi urimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Thaçi dhe Delawie pas këtij takimi nuk janë prononcuar për media.

Ndryshe, me aktivitete të ndryshme në vend po shënohet 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës.