Prezantuesja Kiara Tito mohon lidhjen me Butrint Imerin (Video)

Showbiz | Publikuar më 12.01.2018 në ora 23:45

Është përfolur ditëve të fundmi në media për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito.

Asnjë konfirmim nuk pati nga ana e dy palëve, teksa ka qenë Kiara ajo e cila gjatë një telefonate për “Top Selecet” nuk ka dashur të flasë fillimisht rreth kësaj teme.

Por më pas, me insistimin e prezantuesve të emisionit, ajo tregoi se mes saj dhe Butrintit nuk ka asgjë pos një miqësie të mirë.

Më pas, ata vazhduan ta ngacmojnë kolegen e tyre me pyetjen se si janë njohur ajo dhe Butrinti, dhe përgjigja e saj ishte se ata janë njohur televiziv.

Kiara tregoi se me Butrintin janë njohur në “Top Select”, ku i kishte dhuruar një puthje televizive, por që më pas mediat aluduan në një lidhje, që në të vërtetë ishte thjeshtë një miqësi e mirë. /TCH/Telegrafi/