Në suaza të zbatimit të Prioriteteve urgjente reformuese nga Raporti me rekomandime nga viti 2016, një ekip ekspertësh, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe, dje pati takim me drejtorin dhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizule (ASHMAA), informomë ASHMAA.
Në takim, sipas kumtesës, është biseduar për mënyrën e funksionimit të trupit rregullator pas hyrjes në fuqi të ligjeve për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, pavarësim politik dhe financiar i Agjencisë, transparencën e saj, si dhe dobësitë në sferën mediale dhe nevojën për tejkalimin e tyre, posaçërisht në pikëpamje të sanksionimit të fjalimit të urrejtjes, respektimin e standardeve profesionale dhe sigurimin e kushteve për kryerje pa pengesë të punës së gazetarëve.