Drejtuesi i grupit të ekspertëve të Bashkimit Evropian, Rajnhard Pribe ka takuar sot në Shkup ministra të shumtë të Qeverisë për të skanuar suksesin e arritur në realizimin e rekomandimeve të dhëna në vitin 2015. Pas përfundimit të takimeve, nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, njoftuan se Pribe bashkë me ekspertët e tjerë të ekipit të tij do të edhe një herë Maqedoninë më 17 korrik dhe do të qëndrojnë deri më 21 korrik.
“Në përputhje me deklaratat e fundit të euro komisarit Han se ai do të dërgojë ekspert për sundimin e ligjit përsëri në Maqedoni që të bëjnë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe ta këshillojnë Qeverinë e re për çështjet tanimë të detektuara nga sfera e sundimit të ligjit, misioni i parë i këtij ekipi, lider i të cilit është Rajnhard Pribe, ishte më 27 qershor. Pas kësaj do të pasojë një vizitë pune e gjithë ekipit të finansuar nga TAIEH nga 17 deri më 21 korrik”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Shkup.
Vizitën zyrtare në Shkup, Rajnhard Pribe e filloi me mëngjes pune në Ministrinë e punëve të jashtme bashkë me ministrin Nikolla Dimitrov dhe zëvendës kryeministrin për euro integrime, Bujar Osmani. Në njoftimin e lëshuar më pas nga MPJ, thuhet se ministrat bashkërisht kanë theksuar angazhimin e Qeverisë që t’i adresojë rekomandimet nga raporti i grupit të ekspertëve nga viti 2015 dhe ti realizojë masat e parapara me planin aksionar për prioritete urgjente reformuese, me qëllim që Komisioni Evropian ta heq kushtin për rekomantimin për fillimin e bisedimeve paraaderuese.
“Në takim u theksua besimi se angazhimi i mëtejmë dhe drejtimet e ardhëshme të grupit të ekspertëve do të jenë një ndihmë e veçantë për arritjen e rrezultateve konkrete në sferat kyçe, me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëce dhe përshpejtimin e procesit euro integrues në Maqedoni. Me këtë minuistri Dimitrov dhe zëvendës kryetari Osmani informuan për aktivitetet tona në drejtim të përmirësimit të marëdhënieve dhe bashkëpunimit me fqinjët, si një prej prioriteteve kyçe në politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Përveç ministrisë së jashtme, drejtuesi i grupit të ekspertëve, Rajnhard Pribe ka vizituar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në selinë e VMRO-DPMNE-së është takuar edhe me anëtarin e kryesisë qëndrore të kësaj partie, ish ministrin e shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Pribe përfundon skanimin e parë të reformave by tvshenjaofficial