Prishtinës së shpejti do t’i shtohen edhe 500 vendparkime

Kosovë | Publikuar më 16.04.2018 në ora 16:18

Qytetarëve të Prishtinës së shpejti do tu shtohen edhe 500 vendparkime. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka falënderuar drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor

Postimi i plotë:

Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.

Në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën.