Pritet atmosferë fantastike, “Arpagjik’t” nisën për Prishtinë (Foto)

Sport | Publikuar më 19.05.2017 në ora 18:01

Sigal Prishtina dhe Bashkimi do të takohen sonte për ndeshjen e tretë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Atmosferë, emocione dhe adrenalinë do të ketë edhe në këtë takim në pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës.

Tashmë një numër i madh i shikuesve të ekipit prizrenas ‘Arpagjik’t’ janë nisur për në kryeqytetin kosovar, ku do të jenë shkallët e palestrës sportive, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se seria finale është e barabartë, ku secila skuadër ka shënuar nga një fitore ndërsa ekipi që arrin tre fitore, do të shpallet kampion i ri i Kosovës.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, takimi do të fillojë në ora 19:00 ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtari turk, Yener Yilmaz. /Telegrafi/