REAGIM
I nderuari kryetar i posazgjedhur z. Arben Taravari.
Për vite me radhë me dashuri dhe vullnet po punojë në arsim, gjenerata të shumta prita dhe përcolla ndërsa sot ka edhe nga ata që janë në bashkëveprim me ju.
Në fillim dhe gjatë kampanjës ju premtuat që do të tentoni të përmirësoni cilësinë e arsimit poashtu edhe slogani juaj ishte SHËNDET, ARSIM DHE PUNË.
Mënyra se si ju keni vendosur që të bëni përzgjedhjen e drejtorëve madje duke bërë prurje nga jashtë është e papranueshme për ne si kolektiv i shkollës së mesme teknike në Gostivar.
Shkolla teknike ndryshoi vitet e fundit si rezultat i asaj që udhëheqësija përbëhej nga njerëz që dikur ishin dhe mbeten mësimdhënës, dinin hollësisht problemet. Por tani ne po ju pyesim se a thua vallë do të krijoheshte harmoni në shtëpinë tuaj nëse si i pari i shtëpisë vendoset dikush nga jashtë ?
Andaj ne, kërkojmë nga ju që të vini dhe të diskutojmë së bashku çështjen për përmirësim të arsimit, konsideroni intelektualët dobiprurës dhe këshilltarë edhe pas zgjedhjeve ashtu siç i konsideruat gjatë kampanjës.
Harmoninë brenda kolektivit dhe ngritjen e moralit tek ligjëruesit arrijnë ta zgjojnë ata që njohin njëri tjetrit, atëherë kur arsimdashësit motivohen nga një arsimdashës i vërtetë.
Pse nuk gjetët pakë kohë që të vini edhe në shkollën ton të merrni mendimin e kolektivit. Ndoshta pse në të vetmen shkollë në tre vitet e fundit është bërë një investim kapital e nuk kishit pak argumente për vendimin e marrë.
Me respekt, profesor Ekrem Miftari