Prokuroria sot po jep fjalët përfundimtare për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Prokurorët thonë se nga hetimet e tyre kanë ardhur në konstatim se liderët e organizimit siç e quajtën terrorist janë Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj, Xhafer Zymberi (të ndjerë), Zijadin Krasniqi (në arrati) dhe Andi Krasniqi-Malisheva, tash i akuzuar. Prokuroria pohon se këta liderë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit që akuzohen për terrorizëm kanë pasur për qëllim ndjelljen e frikës konstante te popullta e Maqedonisë.
Kjo sipas tyre, duke sulmuar kohë pas kohe ndonjë institucion publik, por edhe duke vrarë njerëz. Prokuroria e shpjegoi kronologjinë e ngjarjes, duke theksuar se pjesëtarët e grupit kanë hyrë në Lagjen e Trimave të armatosur rëndë dhe në momentin kur ka ardhur policia kanë qenë të parët që kanë sulmuar.
Sipas prokurorit Naum Panovski, i akuzuari Andi Krasniqi Malisheva, së bashku me të tjerët kanë qenë të angazhaur të sigurojnë mjete financiare dhe të koordinojnë aktivitetet, ndërsa rangu i dytë i luftëtarëve kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin objektet që kanë qenë caqe potenciale për sulme. Eshaleoni i tretë ka qenë përgjegjës për ndihmë logjistike. Pjesa më e madhe fjalimit përfundimtar të prokurorisë që po vazhdon u fokusua në lëndimet që i kanë marrë policët në fushëbetjeë si pasojë e siç thanë sulmeve me armatim të rëndëe nga të akuzuarit. Vepra për të cilë akuzohen shumica e pjesëtarëve është Organizatë terroriste dhe terrotizëm.
Paraprakisht gjatë seancës, të akuzuarit Valdet Zekaj, Rufki Dogani, Shefqet Hallaqi, lëshuan sallën në shenjë bojkoti pasi thanë që nuk mundeshin t’i dëgjojnë pallavrat e prokurorisë dhe gënjeshtrat që i kanë shpikur, siç thanë ata. Ndërkohë, i akuzuari Shefqet Hallaqi u kritikua nga gjykata edhe për veshjen e pahijshme.