Prokuroria Speciale heton kompaninë MPM

Kryesore | Publikuar më 17.02.2017 në ora 16:15

Disa hetues të Prokurorisë Speciale sot kanë hyrë në kompaninë Media Print Maqedoni. Jo zyrtarisht mësohet se Prokuroria Speciale Publike,ka për qëllim të hetojë punën financiare të kompanisë e cila i posedon tri gazeta. Nga PSP nuk zbulojnë qëllimin e hetimit në MPM, por vetëm se bëhet fjalë për procedurë parahetimore.

Njëkohësisht, punëtorët e po këtyre gazetave sot kanë mbajtur një grevë gjenerale, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të gazetarëve dhe të punësuarëve në këto mediume.Gazetarët mbajnë grevë për paga të vonuara, por edhe për probleme tjera të funksionimit të përditshëm të gazetave. Sipas Sindikatës, pagat e gazetarëve gjatë gjithë kohës janë në vonesë, me çka gazetarët dhe të punësuarit e mediumeve punojnë me paga të reduktuara. Ndërsa vetëm pak kohë para grevës, pra mbrëmë, kompania MPM aksionet e veta i’a ka shitur “Orha holldingut” të biznesmenit Jordan Kamçev dhe “Internet Investment Grup”, të Jana Stanisaleva. /SHENJA/

Powered by WPeMatico