Platforma kombëtare e organizatave qytetare rome në Maqedoni “Ardhmëria jonë – përgjegjësia jonë” sot u promovua në Shkup, njohton Almakos.
Fjalim për qëllimet dhe rolin e platformës, siç edhe u paralajmëruar, mbajti Ashmet Elezovski, ndërsa për strukturën organizative foli Zekir Abdullov, ndërsa për procesin e integrimit të romëve 2020, fjalë rasti mbajti edhe Samet Skenderi. Në këtë ngjarje dyzet organizata qytetare rome nënshkruan një platformë të përbashkët ku edhe kërkojnë përfshirjen më të madhe të komunitetit rom në shoqëri, dhe pjesëmarrje aktive në politikat publike dhe në edukimin politik. Gjithashtu, në kërkim janë paraparë edhe prioritetet për zhvillimin e komunitetit rom, agjendat e partive politike, si dhe sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës nga deputetët.
“Romët janë komuniteti më i diskriminuar në vend dhe ne nuk jemi dakort për këtë dhe kjo është një iniciativë për t’u bashkuar, për të dalë nga kthetrat e diskriminimit, ne do të përkrahim çdo institucion që mendon se komuniteti rom është i margjinalizuar. Asnjë person nga ky komunitet nuk është pjesë e komisionit për diskriminim, ndërsa flitet për diskriminimin, shpresojmë që romët t’i shohim në institucione publike, ku edhe qeveria e re ka premtuar ndryshime, në këtë drejtim”, tha Muhamed Toçi, njohton Almakos
Qëllimi i kësaj platform është të arrihen edukim politik të anëtarëve të komunitetit rom dhe sigurimi i kushteve për të zbatuar të drejtën e votës, në mënyrë aktive të përfshihen anëtarët e komunitetit rom në sistemin politik dhe krijimin e saj, vendimarrjen dhe zbatimin e tyre, vëmendje më e madhe në përfshirjen e prioriteteve për zhvillim të shoqërisë së tyre në agjendën e partive politike. Sigurinë e llogaritjes dhe transparencës së përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin e R.Maqedonisë përmes zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Përparësi e romëve drejt zhvillimit të demokracisë dhe procesit demokratik.
Ata një zëri thanë se përmes edukimit politik, aktivitetet drejtohen kah zmadhimi i sasisë së njohurive të anëtarëve të komunitetit rom.
Në panel u tha se kjo ide për t’i bashkuar OJQ-të e romëve, nisi si iniciativë e qytetarëve, ku edhe duhet të vazhdohet nëpërmjet komunikimit, mobilizimit, koordinimit, organizimit, të hulumtojnë mbi gjendjen e këtij komuniteti, të paraqiten të dhënat te organizatat, ku edhe do të dërgohen te institucionet përkatëse, njohton Almakos.
Sami Skënderi, bëri thirrje që të bashkangjiten të gjithë organizatat e qytetarët, për të parandaluar pengesat që i bëhen komitetit rom. Ku për Almakos tha që edhe organizatat e komuniteteve të tjera i mirëpresim, për këtë iniciativë, për përmirësimin e gjendjes së jetesës të komunitetit rom, për një Maqedoni më të shëndoshë, njohton Almakos.
Vëmendje e veçantë i kushtohet veprimtarive që eliminojnë barrierat, që romët hasin në qasjen e shërbimeve si dhe në garantimin e përmirësimit të kushteve të jetës dhe promovimit të dialogut ndërkulturor.
D.K
Almakos.com