Në objektin e rektoriatit të Universitetit “Nëna Terezë”, në bashkëpunim me Shtëpinë botuese “Shkupi”, u promovuan gjashtë libra, të autorit, njëherë teolog, Zekirja Idrizi. Rizvan Sulejmani, moderator i këtij promovimi, në fjalën e tij hyrëse tha se UNT, mbështet aktivitet shkencore, kulturore, veprat, të cilat janë në nevojë të shoqërisë tonë, raporton Almakos.
“Në strategjinë tonë të universitetit, përveç arsimimit, shkencës, vlerësojë se është me rëndësi të madhe që ky universitet të shndërrrohet në shtëpi, ku do të promovohet vlera shkencore dhe jo vetëm shkencore, por edhe kulturore dhe kërkimore, prandaj me kënaqësi të madhe pranuam ftesën e autorit të Zekirja Idrizit dhe botuesit Azam Dauti, ku bashkarisht të promovojmë librin e këtij autori me një të kaluar, sa interesante aq edh intriguese, me një arsimin, siç edhe na tregoi kryetari i BFI-së. Njeriu, që fati i jetës e ka detyruar të jetojë jashtë vendit, por përnjëherë pa mos i ndërpre lidhjet me vendin, ku edhe ka bë një edukim të mëshirueshëm të atij fetar dhe atij kombëtar dhe sot para nesh paraqitet me disa vepra, që do të kemi rastin të dëgjojmë prej promovuesve tanë”, tha Sulejmani.
Në shenjë respekti, për të nderuar kreun e UNT-së, që hapi dyert, për të promovuar veprat e autorit, prof.Aziz Pollozhani tha se roli i tij, i mëparshëm, si diplomat, e ka përballur me imam. Ai përmendi se zhvillimet dinamike që po ndodhin në thelbin e karakterit të shoqërisë demokratike shqiptare, aq më shumë ndihet nevoja e një imami, i cili duhet të jetë i orientuar në bazë të parimeve të librit të shenjtë. Pikërisht njerëzit e devotshëm dhe përgjegjës mbi punën e tyre ju hapen dyert edhe të UNT-së.
“Vet kam qenë në Diplomaci dhe kur kam komunikuar me Imam, të vendit, dhe jo rastësisht më mbet si mbresë, sepse e pashë që roli i imamit tani, në kurbet sidomos, në një ambient kur ka konfuzion të theksuar social është vërtet i rëndësishëm. Nëqoftëse imamët, janë të orientuar, ashtu siç thotë libri i shenjtë “Kurani” dhe ashtu siç e do edhe nevojat e tjera sociale edhe ato kombëtare, pse jo, mund të luajnë një rol shumë konfensiv dhe afrues mes njerëzve, i cili aq shumë na duhet në këtë periudhë, që thash me aq konfuzion social. Dhe e dyta, mënyra për t’ju qas dhe për të analizuar fenomenet, që lidhet me prurjet e reja, ne na duhet ta themi fjalën tonë, edhe pse janë thënë shumë fjalë edhe për fenomenet fetare, përdorimin e fesë, gjithsesi janë çështje që ne duhet t’i analizojmë dhe duhet t’i trajtojmë. Këtë punë ne e përcjellim në media, që e trajtojnë si të themi shumë autorë. Por e gjykoj, duke marrë parasysh specificitetin e vet çështjes, që kjo punë mund të bëhet më shumë nga pozita e një fetari. Kur një fetar i devotshëm, një besimtar analizon çështje të këtilla, ai është më i besueshëm, dhe në një farë mënyre një referencë për të marrë qëndrime të këtilla shoqëria. Edhe prandaj e gjykoj që edhe debatet që zhvillohen, që lidhet me këta fenomene të reja, mendoj që është një kontribut i posaçëm dhe që ia vlen edhe në Universitet të promovohen dhe të jepen mendim nga njerëz përgjegjës, pra nga pozita e njeriut që e njeh fenë dhe është fetar”, tha Pollozhani, rektor i UNT-së.
Haxhi Sulejman ef. Rexhepi – Kryetar, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, të Maqedonisë, tha se Zekirja Idrizi ka dhënë dhe jep kontributin e devotshëm, në shoqërinë tonë.
“Vëllezër e motra, të nderuar dashamirës së fjalës së shkruar, kam kënaqësi që po i drejtohem këtij auditeriumit dhe ndjehem i nderuar që mu dha rasti, të nënvizoj këtu disa fjalë të vetë autorit dhe veprimtarisë së tij publicistike. Vepra, të të cilit i promovojmë sot, të Zeqirja efendi Idrizit, shqiptarët, veçmas ata mysliman, ndër shekuj kanë treguar se janë kujdestar dhe kultivues të pashoq të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare. Populli shqiptar është unikat në rajon dhe më gjërë, për sa i përket kalitjes dhe ruajtjes së kësaj vlere tepër me rëndësi dhe të dëshmuar. Shqiptarët mysliman, por edhe të tjerët pa marrë parsysh përkatësisë së tyre fetare, kurrë në historinë e tyre nuk pranuan dhe nuk lejuan të manipulohen, në emër të ndjenjave fetare, ashtu siç jenë bartës të shumë proceseve kombëtare, ashtu ngelën edhe bartës dhe kultivues, të vlerave të mirëfillta, tradicionale, burimore, autoktone dhe autentike Islame. U bënë digë e pathyeshme, e rrymave dhe tendencave të ndryshme, që u zhvilluan dhe po zhvillohen, në emër të fesë, ardhës kombëtare, për mbrojtjen e këtyre vlerave, që janë vulë e identitetit tonë, të padiskutueshëm I bashkëngjitet edhe një eprori I mendimit bashkëkohor, ai është I nderuari Zekirja Idrizi, sëbashku me ne këtu”, tha eisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, të Maqedonisë. Për librat e tij mbajtën fjaklë rasti, prof. dr. Bexhet Asani, Fadil L. Curri, shkrimtar, Kristaq Shabani, studiues.
Autori Zekirja Idrizi, falemnderoj të pranishmit, ata, të cilët e mbështetën me fjalën e tyre, mbi veprat e tij.
“Falënderoj për prezencën tuaj, njëherë rektorin e UNT-së, z. Pollozhani dhe bordin e tij drejtues. Nuk është rastësi që kam zgjedhur këtë ambient, sepse do të shihni se në librat e mi, çështja kombëtare zë vend të rëndësishëm në të gjitha librat që kam, të cilat janë dhjetë autoriale. Por, kam shfrytëzuar rastin, që vi nga Berlini, ku kam jetuar jashtë njëzet vjet, gjashtë titujt e mi t’i botoj këtu, ndërsa edhe të tjerat në Maqedoni, Zvicër, Rumani, etj. Falënderoj kreun e BFI-së, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, me të cilin kam bashkëpunuar qysh nxënës. Kaq vite në mërgim, mund të them që më ka mhaftuar një laps dhe një fletore, për të shpalosur mallin tim, sepse unë jam me Shkupin, me këtë kryeqendër Dardanike, me shqiptarinë në përgjithësi. Falënderoj Kristaq Shabani, që ka ardhur veçmas për mua, nga Shqipëria, mikun tim Fadil Curri, që librat e mi i ka redaktuar, dhe profesorin Bexhet Asani”, tha autori Idrizi.
D.Kërluku
Almakos.com