28 November
Forcat e rendit kanë filluar përgatitjet për protestën e paralajmëruar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja para gjykatës Penale. Forca të shtuara të policisë vërehen nëpër rrugë, janë vendosur barrikada të shumta ndërkohë është vërejtur edhe qarkullimi i makinerive “Top uji”.
Këtë mëngjes policia arrestoi 36 persona, funksionar dhe aktivist të VMRO-DPMNE-së, lidhur me ngjarjet e dhunshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Për këtë arsye nga partia e Gruevskit bënë thirrje që para Gjykatës Penale të tubohen të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së.