Nën moton “Dilni për ajr të pastër”, banorë të kryeqytetit sot po protestojnë kundër nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që të adresojnë urgjentisht problemin e ndotjes. Protesta u organizua në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se do mbështesin bojkotimin e orëve, protestat dhe mosbindjet tjera civile, bllokimin e rrugëve etj.
Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi thonë se derisa të zgjidhet situata me ndotjen e ajrit, ata do të mbështesin të gjitha nismat civile të nënave, baballarëve, prindërve, shoqatave qytetare që janë të angazhuara dhe të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e situatës me afat të shkurtër dhe masat afatgjata.
“Ne kemi mbështetjen tonë. Ne do të mbështesim nismën të mërkurën për nënat që të mos lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Ne konstatojmë se Ministria e Arsimit është njoftuar për paralajmërimin tonë dje dhe duhet të reagojë në mënyrë të arsyeshme, të mos lejojnë fëmijët e tyre të marrin ajër shumë të ndotur, apo dhe të dalin për të bojkotuar mësimin, organizojnë protesta, duke bllokuar rrugët për të përmirësuar situatën. Situata me të vërtetë ndikon në shëndetin e fëmijëve, çdo fëmijë i dytë është prekur nga ndotja e ajrit”, tha Dragi Zmijanac./Almakos