Protesta të dhunshme në Athinë, persona të maskuar tentojnë të hyjnë në Parlament

Ballkan | Publikuar më 19.05.2017 në ora 08:31

Në Greqi kanë nisur protestat popullore për të kundërshtuar masat e reja shtrënguese të qeverisë për të normalizuar ekonominë.

Përpara Parlamentit në Athinë janë mbledhur turma protestuesish, ndërsa një grupim me maska u përpoqën për t’u ngjitur në shkallët e Parlamentit grek.

Grupi prej 30 persona të maskuar sulmuan policinë që ishte vendosur për të penguar protestuesit.