24 March
Pavarësisht protestave të përditshme të nxënësve në Ohër, Inspektorati shtetëror i Arsimit njofton se nuk gjatë inspektimit në Shkollën e Mesme “Shën Klimenti” është konstatuar se të gjitha orët mbahen sipas planit dhe nuk ka mungesa të nxënësve, përpos disa rasteve të mungesave të nxënësve për shkak të gjendjes shëndetësore, por jo siç thuhet në njoftim mungesë të grupeve të nxënësve gjatë procesit mësimor. Inspektorati gjithashtu ka vendosur të mos e sanksionojë drejtorin e gjimnazit të Prilepit, Kire Nikollovskin, për të cilin opozita pretendon se ka motivuar nxënësit që të protestojnë kundër platformës së partive politike shqiptare.
Bazuar në kontrollin Inspektorial të kryer në shkollën e mesme “ Mirce Acev” në Prilep, nuk janë plotësuar kushtet e nenit 109- a paragrafi 1 alineja 1 dhe paragrafi 2 nga Ligji për Arsim të mesëm për ekzistimin e shkeljeve dhe shqiptimin e sanksionit – thuhet në kumtesën e Inspektoratit shtetëror të arsimit.
Por avokati i popullit hedh dyshime mbi vendimin e këtij Inspektorati. Ixhet Memeti paralajmëron procedurë për vërtetësinë e vendimit të Inspektoratit shtetëror të arsimit.
Nuk guxon Inspektorati të sillet në atë mënyrë dhe të thotë se nuk kemi prova, kur prova kemi nga mediat, bile dhe deklarata nga drejtorët e shkollave” Gjithsesi se Avokati I Popullit monitoron apo kontrollon punën e Inspektoratit, se ata a e udhëheqin procedurën në mënyrë të ligjshme. Prej sot ne do të hapim procedurë pranë zyrës së Avokatit të Popullit ndaj Inspektoratit të Arsimit që të vlerësoj në procedurë se Inspektorati a punon konform ligjit apo edhe ata janë të politizuar dhe tentojnë që të mbyllin procedura apo prova të cilat nuk kanë nevojë të dëshmohen – thotë Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
Nga ana tjetër ambasada e fëmijëve “Megjashi” thotë se pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në protesta rrezikon bashkëjetesën.
Partitë politike si duket po luajnë me zjarr. Dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse ata duhet të jenë gjenerata të cilat në të ardhmen duhet të jetojnë së bashku dhe nëse tani janë të manipuluar nuk e di se si në të ardhmen do të gjejnë afërsinë dhe paqen për të jetuar bashkërisht në periudhën që vjen. Apeli jonë është që drejtuesit e shkollave dhe kuadrit arsimor që të fokusohen në funksionin e arsimit dhe të punojnë vërtetë për atë gjë për të cilën janë zgjedhur pavarësisht se në cilën parti politike bëjnë pjesë – tha Dragi Zmijac nga Ambasada e Fëmijëve “ Megjashi”.
Pos Ambasadës “Megjashi” dhe shumë organizatave joqeveritare edhe prindërit e nxënësve protestuan duke kërkuar që fëmijët e tyre të mos keqpërdoren për qëllime politike.
Vjollca Aliti