17 Janar
Pas një kohe më të gjatë mbahen protestat e para sindikale nëpër rrugët e Shkupit. Konfederata e Sindikatave të Lira dhe Sindikata e Arsimit në protestë para Qeverisë kanë kërkuar paga më të larta, pagesën e regresit vjetor për punonjësit në sektorin publik si dhe të ndërpriten presionet ndaj përfaqësuesve sindikal. Takimi i djeshëm me më shumë ministra në Qeveri nuk i ka zmbrapsur nga synimi që të organizojnë protestë. Megjithatë, thonë se kanë pasur bisedë konstruktive, edhe pse nuk kanë marrë ndonjë premtim konkret.
Thanë se janë shqyrtuar kërkesat tona dhe patjetër duhet të jemi më të durueshëm që të bëhen konsultime shtesë dhe përllogaritje rreth kërkesave tona. Shpresojmë për sinqeritet dhe konstruktivitet edhe nga ana e tyre – tha Blagoja Ralpovski, kryetar i KSL.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov u shpreh se nëse Qeveria mbyll sytë para kërkesave të tyre, atëherë në pikëpyetje mund të vihet edhe fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkollat e vendit.
Nga ministrja e arsimit dhe shkencës morëm premtim se, sa më shpejtë, nga e hëna, do të ulemi dhe do të bisedojmë për të gjitha problemet e hapura që i kemi në arsim. Që mos të fillojë gjysmëvjetori, duhet të vendos organi ndërsa për këtë nuk ka nevojë momentalisht – deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK.
Nga Qeveria njoftuan se janë të interesuar për dialog social në drejtim të përmbushjes së kërkesave të Konfederatës së Sindikatave të Lira. Në takim është diskutuar edhe për mundësinë e harmonizimit të pagave sipas rritjes së pagës minimale në vend. Protesta e sotme nuk u mbështet nga Plenumi i arsimtarëve.
Mirko Trajanovski