Një grup qytetarësh nga Prilepi të organizuan nëpërmjet rrjeteve sociale sot kanë bllokuar një pjesë të bulevardit “Goce Dellçev” duke shprehur revoltën ksenofobe kundër miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Ata thonë se mbështesin presidentin Gjorge Ivanov që të mos nënshkruajë dekretin mbi ligjin, sepse ai ishte i dëmshëm për gjuhën maqedonase dhe kanë kërkuar që me regjistrim të popullsisë të përcaktohet edhe përqindjet reale të pakicave që jetojnë në vend.