Gabimet drejtshkrimore në pullën postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, të prezantuar sot më rastin 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, lanë në hije vet prezantimin e kësaj pulle. Në vend se të shkruhet “550 vjet nga vdekja e Skënderbeut” aty shkruante “550 vite nga vdekja e Skenderbeut”.
Nga PR i Kuvendit, thonë për Almakos, se përgjegjës për pullën postare janë nga posta e Maqedonisë dhe jo shërbimet e Kuvendit.
“ Pulla postare është prezantuar sot nga përfaqësues të postës dhe sa i takon të njejtës, përgjegjëse është Posta e Maqedonisë dhe jo shërbimet e Kuvendit, andaj përgjigjen për pyetjen tuaj duhet ta kërkoni atje”- thonë nga Kuvendi.
Nga posta e Maqedonisë, fajin e hodhën tek përkthyesit, pasi që janë ata të cilët kanë përkthyer nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe. Gjithashtu shtuan se për përgjigje më të detajuar duhet pritet deri sa të kthehet nga udhëtimi drejtori i përgjithshëm.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë ditës së sotme tha se inkorporimi i vendimit të Postës së Maqedonisë, që në shënimin e kësaj date të promovohet pulla postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, erdhi pas miratimit në Kuvend të ligjit për shënimin e datave të veçanta dhe personaliteteve të shquara.
Aktivitet për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, sipas kryeparlamentarit, do të vazhdojnë gjatë tërë vitit duke u rrumbullakosur në nëntorë me shënimin e 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com