Puna nga shtëpia mund t’i shkaktojë dëme karrierës suaj

Lifestyle | Publikuar më 21.04.2017 në ora 11:46

Në një studim të publikuar së fundi nga Esther Canonico, pjesë e Shkollës së Londrës, në Departamentin Ekonomik të Menaxhimit, ku u studiuan 514 punëtorë që punojnë nga shtëpia, ajo erdhi në përfundim që ata të cilët punonin nga shtëpia nuk kishin marrë asnjë trajnim apo udhëzim se si t’ia dalin gjatë këtij tranzicioni.

Nëse e keni bërë vetë, e dini që të punoni nga shtëpia nuk është aq e thjeshtë si ta hapni laptopin dhe t’i përvisheni punës. Trajnimi mund ta bëjë dallimin mes dështimit dhe suksesit kur punoni larg nga zyra, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Thjeshtë nuk ka aktivitet të mjaftueshëm të procedurës kur punoni nga shtëpia”, tha Canonico.