Qentë endacak sulmojnë një grua në Kërçovë

Kronikë e zezë | Publikuar më 20.03.2017 në ora 23:02

Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur sonte në fshatin Baçishtë të Kërçovës, kur qentë endacak kanë sulmuar një grua.

Për fat të mirë gruaja ka arritur të ikë dhe të strehohet në shtëpi por nuk ka shpëtuar lehtë nga sulmi i qenëve të cilët e kanë kafshuar në dorë . Ky nuk është rasti i parë që në Kërçovë qentë endacak sulmojnë njerëzit.

Javën e kaluar qentë endacak kafshuan për vdekje një fëmijë 4 vjeçar, i cili të dielën ndërroi jetë në Qendrën Klinike të Shkupit.