Qeveria publikon informacione për investitorët e huaj

Kryesore | Publikuar më 13.09.2017 në ora 08:46

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të publikojë informacione për atë se sa ndihma shtetërore u është ndarë investitorëve të huaj.

Të dhënat janë përfshirë në “Analizën e shpenzimeve – kundrejt rezultateve nga investimet e huaja dhe të drejtpërdrejta në Maqedoni” në periudhën 2007 – 2017.

Analiza është bërë pas vendimit të marrë në seancën qeveritare për deklasifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveria e mëparshme.