Qeveria, VMRO s’ka ftuar ende BDI-në në bisedime

Kryesore | Publikuar më 11.01.2017 në ora 16:54

Në ditën e katërt pas mandatimit të Gruevskit për formimin e Qeverisë së re, partitë zyrtarisht nuk kanë nisur bisedimet. VMRO-DPMNE një ditë më parë njoftoi se partia e Ahmetit do të jetë e para me të cilën do të fillojnë negociatat por pa saktësuar se kur. Nga BDI-ja përsëritën qëndrimin se janë
duke analizuar të gjitha opsionet kurse në rast të dështimit të tyre, ekziston edhe mundësia për zgjedhje të reja.
Nuk ka filluar asnjë formë e komunikimit me partitë politike maqedonase. Ne ende po bëjmë analizat për të gjitha opsionet të cilat vetëm i kemi përmendur dhe shohim argumentet pro dhe kundër për njërin dhe për tjetrin opsion. Ato janë prej formimit të Qeverisësë zgjeruar, koalicion me njërin ose tjetrin
bllok, mundësia për të qenë në opozitë dhe natyrisht nëse dështojnë të gjitha këto, edhe mundësia për zgjedhje të parakohshme. Forma e negocimit do të përcaktohet sapo të përcaktohet variant Osmani thotë se akoma nuk është vendosur nëse bisedimet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do të zhvillohen mes krerëve të dy partive ose do të formohen grupe negociuese. LSDM-ja, nga ana tjetër, edhe njëherë ka apeluar te partitë shqiptare të mos koalicionojnë me persona të akuzuar për vepra kriminale. Nga VMRO-DPMNE konfirmuan se edhe në partitë më të vogla të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ka pakënaqësi të mëdha rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe nuk do të heqin dorë nga platforma e tyre zgjedhore.