Dhjetëra banorë të Tetovës kanë organizuar një aksion kundër lënies pas dore nga zyrtarët të deponisë së egër të mbeturinave. Ata janë mbledhur pikërisht në deponi, duke mbajtur parulla ku kërkojnë që t’i jepet fund kësaj katrahure ekologjike.
Ky aksion është organizuar nga organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, drejtuesit e të cilës kanë kritikuar zyrtarët që kanë lejuar këtë gjendje.
Ndërkohë, ky aksion është ndërmarrë në të njëjtën kohë me fillimin e pastrimit të mbeturinave. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila deklaroi se pastrimi që ka nisur sot është rezultat i një angazhmi afatgjatë të zyrtarëve komunalë në bashkëpunim me ata qeveritarë.
Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit kjo deponi është djegur duke shkaktuar re të mëdha tymi dhe smogu.