Një banorë i Çairit, i revoltuar që Zaev nuk po I mban premtimet dhe se ai njëjtë sikurse VMRO-ja dëshiron ngritjen dhe mbrojtjen e BDI-së u detyrua të shkruaj një letër drejtë redaksisë sonë duke e pyetur publikisht Zaevin disa pyetje?
“Pse po ndërhyn shteti në zgjedhjet në Çair. A e din këtë Pribe, ishte pikërisht Zaevi ai që thoshte se shteti nuk do të ndërhyn, intervenon në zgjedhjet, ai thoshte se nuk do ti keqpërdorin resurset shtetërorë”, deklaroi një banor i cili dëshiroj të mbetet anonim.
Banori shtoi se Çairi është komuna më e kriminalizuar në Maqedoni. Duke përkujtuar edhe njëherë kryeministrin Zaev se në të ka krim të organizuar dhe mafia urbane më e madhe është brenda komunës së Çairit.