Ndërmarrja Publike e Qytetit të Shkupit, “Ujë dhe kanalizime” ende nuk mund ta caktoj çmimin e ujit i cili duhet të aplikohet nga 1 janari 2018, për shkak të skadimit të mandatit të anëtarëve të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes.
“Për arsye se disa prej anëtareve të bordit të NP “Ujë dhe kanalizime”, u ka përfunduar mandati , kurse në anën tjetër ende nuk janë caktuar anëtar të rinjë, seanca për çmimin e ujit nuk ka përfunduar ende”, thonë nga NP “Ujë dhe Kanalizime”-Shkup.
Ata bëjnë të ditur se për momentin kur do të emërohen anëtaret e rinjë seanca do të mund të vazhdojë.
“Përderisa anëtaret e rinjë nuk caktohen, nuk mund të japim informatë të saktë, se në cilën drejtim do të drejtohet çmimi i ujit”, vlerësojnë nga kjo ndërmarrje.
Antarët e bordit drejtues të NP “Ujë dhe Kanalizime”-Shkup vendosin për vendimin e Komisionit Regullativ dhe vendimin e tyre e dërgojnë në Këshillin e qytetit të Shkupit.
Bordin udhëheqës e emëron, më saktësisht e shkarkon Këshilli i qytetit të Shkupit, mandati i tyre zgjat katër vite.
Qyteti i Shkupit më 1 janar 2018 duhet të vërtetoj çmimet e reja të ujit në lidhje me tarifën të cilin e shpërndau Komisioni Rregullativ për energjetikë.
Çmimi i ujit në qytetin e Shkupit në vitin 2018 duhet të ulet deri më atëherë kur në tarifë nuk do të futet tarifa për pastrimin e ujit.
Kujtojmë, Komisioni Rregullativ për Energjetikë në Republikën e Maqedonisë, ashtu siç njoftoi AIM më dat 24 në muajin e kaluar morri një vendim për përcaktimin e tarifës minimale dhe maksimale mesatare për shërbimin ujor, furnizimin me ujë të pijshëm.