Rama dhe Zaev do të diskutojnë në Pogradec, për Rrugën e Arbërit, ministri Sugarevski mban qëndrim të njejtë si kryeminstri i vendit.

Kryesore | Publikuar më 14.11.2017 në ora 17:52

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia Zoran Zaev, pritet të takohen në Shqipëri, në qytetin e Pogradecit. Ku, do të diskutohet që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën ose të vazhdojë “Rrugën e Arbërit”, drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Këtë paralajmërim e bëri  Rama gjatë vizitës së tij në Peshkopi, këto ditë, ku tha se “Rruga e Arbërit”, lidh koridorin ekonomik me Maqedoninë,raporton Almakos.

“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës, porti Durrësit dhe zona të tjera, të mund të aksesohen më shpejt. Do afrojë Dibrën me Tiranën. Është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do zgjidhë një problem kaq të madh”, tha kryeministri shqiptar. “Rruga e Arbrit”, potencoi Rama, nuk lidh vetëm një rajon me tjetrin, por është strategjike për zhvillim të ekonomisë, punësimit dhe turizmit. “Rruga e Arbrit ka për qëllim të krijimit të korridorit ekonomike me Maqedoninë, përmes Dibrës dhe ta bëjë portin në Durrës më qasës”, tha Rama.

Nga ana tjetër ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugarevski i pyetur sot  nga Almakos, në forumin “rregullativa nga sfera e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe parametrat për ndërtim”, nëse “Rruga e Arbërit” do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë, nëse do të vazhdohet kjo rrugë edhe në Maqedoni, ku edhe pritet të takohen kryeministri Edi Rama me homologun e tij Zoran Zaev, në Pogradec. Ministri Sugarevski theksoi se mbështet qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe se projekti për rrugën e Arbërit do të realizohet në të ardhmen e afërt.

Sipas Nebi Hoxhës, kryetar i OEMVP-së, tha se me ndërtimin e kësaj rruge do të shkurtohej distanca për në portin e Durrësit i cili është mjaftë konkurrues në krahasim me portin e Selanikut, që përdoret nga shumica e tregtarëve të Maqedonisë.

Nga Shqipëria paralajmëronë se ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33.6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër. Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit pritet të zgjasin 44 muaj.

D.Kërluku
Almakos.com