Prokuroria Themelore e Shkupit thotë se po punon në mënyrë intensive në zbardhjen e rastit “Maxhar Telekom” dhe tashmë është dëgjuar një dëshmitar i këtij rasti.
Nga kjo prokurori për televizionin Shenja thanë se iniciativa është marrë pas publikimit të deklaratës së Sllobodan Bogoevskit dhe se deri tani kanë hetuar shumë rrethana dhe persona që mund të kenë ndonjë lidhshmëri me rastin.
Themelorja thotë se ka qenë e inkurajuar nga njoftimet në media për të kërkuar ndihmë nga zyrtarët amerikan në hetimin e rastit.
“Kemi hetuar edhe disa persona dhe kemi bërë kërkesë për Ndihmë ndërkombëtare juridike deri tek zyrtarët amerikan. E për këtë disa herë kemi theksuar se është një procedurë e gjatë. Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit po i ndjek me vëmendje njoftimet në mediat dhe në bazë të këtyre njoftimeve kemi ndërmarrë veprime shtesë për ndihmë ndërkombëtare juridike”, thonë nga Prokuroria Themelore.