Real Madrid dhe Lewandowski arrijnë marrëveshje?

Sport | Publikuar më 17.03.2018 në ora 21:48

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, është gati të bashkohet me Real Madrid këtë verë, pasi thuhet se edhe një marrëveshje mes palëve është arritur.

Lewndowski është një dëshirë e kamotshme e Real Madridit dhe presidentin të tyre Florentino Perez.

Megjithatë, tani thuhet se ka ardhur edhe marrëveshje për transferimin e polakut në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu:

Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo, Mbretërit kanë rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin polak.

Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht

Lewandowski ka ndërruar agjent duke e vendosur tani super-agjentin Pini Zahavi si përfaqësuesin e tij të ri në fillim të këtij viti.

Dhe është pikërisht agjenti ai që besohet të ketë arritur marrëveshjet për kushtet personale me skuadrën spanjolle për një lëvizje pas Kupës së Botës.

Lexo po ashtu:

Raporti i këtij mediumit thotë se gjithçka që duhet lënë tani është që Bayern të pranojë largimin e tij dhe të bjerë dakord me një çmim transferimi.

Çmimi i këtij operacioni nuk besohet të jetë më i vogël se 100 milionë euro. /Telegrafi/