Revoltë e madhe brendapartiake në LSDM të Shkupit shkaku i bashkëpunimit me BDI-në?!

Kryesore | Publikuar më 19.10.2017 në ora 19:30

Pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në Shkup dhe në Maqedoni janë shtuar zërat brendapartiake në LSDM që kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e përkrahjes për qëllime elektorale të BDI-së. Përveç argumentit që këto struktura partiake kishin edhe më parë se duhej të ishin neutral në garën brenda shqiptare dhe sidomos në komunat shqiptare pasi kanë edhe partner tjetër koalicioni nga shqiptarët: Aleancën. Parti kjo që në gjithë komunat garonte me BDI-në kurse tani në shumë qytete të rëndësishme është në rreth të dytë përballë kandidatëve të vjetër të BDI-së, që njëkohësisht kanë qenë funkcionarë të lartë edhe përgjatë regjimit të Gruevskit siç janë Merko, Bejta dhe të tjerë.

Revolta brendapartiake në LSDM u shfaq edhe më shumë dhe u nxeh pasi disa struktura të dyshimta bëjnë shtabe dhe përkrahje paralele zgjedhore për ta ndihmu BDI-në vetëm në komuna të caktuara të Shkupit siç është rasti me Çair-in dhe jo në tjera si Saraj. Argumenti që ka nisë të sundon brenda LSDM-së është se me këtë ndihmesë joporporcionale vet LSDM-ja rrezikon garën e saj në rreth të dytë në Butel, Gazi Babë dhe Shutkë ku përfaërsisht ka votues me përqindje të ëprfaërt me atë të maqedonasve në Çair./Almakos