Rezultati i partive shqiptare një front për opozitën, për ta dërguar BDI-në, në histori

Kryesore | Publikuar më 21.10.2017 në ora 21:05

Nëse rezultatet e partive shqiptare, veçmas atyre opozitare, do të zhbëjnë udhëheqjene e partive në pushtet, ku më shumë se një dekadë nuk janë rrëzuar nga fronti. Për këtë analisti politik Petar Arsovski, ish Ambasadori Nano Ruzhin dhe analisti Isen Saliu thonë se historia do të ndryshojë me përpjekjen e opozitarëve duke bashkëvepruar me partitë që lëvizin në taborin politik të Maqedonisë, do t’ia arrijnë qëllimin, për të patur në krye të vendit njeriun që parashikojnë.

“Është e  mundshme përpjekja që partitë politike shqipatre opozitare për ta dërguar BDI-në në histori, por për këtë u duhet edhe një parti maqedonase edhe në Çair, Tetovë, Gostivar, dhe Strugë. Mendoj se ata do të bëjnë kualicion për t’ia arritë qëllimin për të pasur kryetar në këto komuna”, tha Petar Arsovski, për Almakos.

Ish Ambasadori Nano Ruzhin thotë se shqiptarët kanë treguar një pjekur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ku edhe kanë luajtur një rol vendimtar, si dhe pritet që të ketë ndryshime në zgjedhjet lokale.

“Eloktorati shqiptar, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, tregoi pjekuri më të madhe se sa ai maqedonas. Kjo u përsërit edhe me zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk janë më kuklla naive e pasive, të cilët do të mund dikush t’i dërgojë në vend votime të rreshtuar e të votojnë për opsionin që e pëlqen dikush tjetër. Votuesit shqiptarë u maturuan më shpejt se sa partitë politike të tyre. Nuk është e largët koha, kur do të mund të flasim për konceptë qytetare të partive dhe votuesve, në RM. Në këto zgjedhje pritet një ndryshim gjatë kualicionimit, por është e rëndësishme që kualicioni i partive shqiptare, që shkuan me Zaevin në këto zgjedhje, përfituan. Jemi të ndërgjegjshëm se në disa mjedise, qoftë maqedonase apo shqiptare, do të zgjidhen kryetarë që nuk e meritojnë, por tani është me rëndësi ta shohim tablonë e madhe. Kryesorja është njeriu, pa marrë parasysh nëse ai është shqiptari, maqedonasi, turku, sërbi, vllehu ose romi. Frymën e re të demokracisë duhet ta përjetojnë të gjithë. Me zhvillimin e demokracisë edhe më tepër do të zhvillohet edhe demokracia multietnike dhe mirëkuptimin reciprok në mes të njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare apo fetare. Mu për këtë shkak, këto zgjedhje i konsideroj si fitore të madhe, të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë  dhe dështim të madh të nacionalistëve, kriminelëve, ksenofobëve, anti – evropianëve dhe atyre anti – NATO-s”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin, për Almakos.

Nga ana tjetër analisti politik Isen Saliu mendon se nëse nuk ndodh ndonjë manipulim zgjedhor, siç edhe ka ndodhur më herët, do të ketë fitore të mirëpritura. Ai thotë se fitorja e faktorit politik shqiptar është më se i nevojshëm në situatën ku gjendet Maqedonia.

“Mendoj se para së gjithash po formohet një front për ndryshime, që u imponua nga vullneti i shqiptarëve në rrethin e parë zgjedhor. Nëse nuk ndodh ndonjë manipulim zgjedhor mendoj se fitorja e këtij blloku është e pakontestueshme në rrethin e dytë, me çka do të krijohen parakushte për fitore të përbashkët edhe  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. BDI nuk do të dërgohet në histori, por do të jetë një opozitë serioze, e cila nëse vërtetë ka punuar mirë për shqiptarët siç pretendon, do të kthehet në pushtet pas katër viteve, kuptohet si subjek i reformuar. Për këtë arsye fitorja e bllokut të krijuar opozitar është një nevojë e momentit politik shqiptar në Maqedoni, që nuk dëmton as BDI-në apo dikë tjetër, por sjell një frymë pozitive ku do të përfitojnë gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe anëtarësinë e BDI-së, e cila në rrethanat e krijuara me fitoren e bllokut shqiptar, do të ishte shumë më e respektuar dhe më e vlerësuar, se sa që është tani”, tha Isen Saliu, për Almakos.

Delvina Kërluku

Almakos.com