Rigjykimi i rastit “Monstra” me avazin e vjetër (VIDEO)

Kryesore | Publikuar më 12.02.2018 në ora 14:23

Procesin e rygjikimt të rastin Monstra për vrasjen e pesfishtë në liqenin e Smillkovces, për të cilën ngarkohen pesë persona, prokurori Naum Paunovski e filloi me akuzën e vjetër të cilën e ka shkruar prokurorja Gordana Geshovska. Për shkak se në akuzë mungonin veprat për të cilat ngarkohet i akuzuari Sami Luta, të cilën e vërejti vetë ai, gjykimi u vendos të shtyhet nga mesi i muajit mars.
Pas leximit të akuzës reagoi dhe mbrojtësi Naser Raufi, i cili i tha gjykatës se aktakuzës i mungon pjesa e dytë për të akuzuarin Samir Luta, pasi që ai u arrestua një vit e gjysmë pas arrestimit të të tjerëve.
Sipas mbrojtësit Raufi bëhet fjalë për gabim teknik, që sipas tij rasti është mjaft senzitiv, kurse prokuroria nuk ka pasur kohë të mjaftueshme që ta rishqyrtojnë deri në fund lëndën. Ai po ashtu tha se do të kërkoj që ta marr lëndën PSP.
“Unë mendoj se ky prokuror është përkohësisht dhe sipas informative të mia, dhe në bazë të asaj që u tregua lënda nuk ishte përgatitur ashtu siç duhet”, tha Naser Raufi.
Rigjyikimi i lëndës u ndërpre në momentin kur prokurori po bëhej gati ta merr në pyetje të akuzuarin e parë Agim Ismailoviq.
Për vrasjen e pesfishtë të pesë maqedonasve pranë Liqenit artificial të Smillkovcës në prill të viti 2012, po rigjykohen Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët Gjykata e shkalëës së parë dhe Apelit i kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Rigjykimi i rastit bëhet me kërkesë të Gjykatës Supreme, e cila i ka shfuqizuar vendimet e gjykatave të niveleve më të ulta. Dy të akuzuar të tjerë për këtë vepër, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, ndodhen në arrati.

Përgatiti: A.M
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com