Rikonstruktimi i Klinikës Universitare për kirurgji “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup nuk i duket fundit e ndërkohë pacientët shprehen të revoltuar nga mungesa e shërbimeve më elementare dhe rrëmuja e shkaktuar brenda këtij institucioni. Punimet për modernizimin e klinikës kanë nisur në shtatorin e vitit të kaluar dhe sipas planit duhet të mbyllen në fundit të këtij viti, por bazuar në dinamikën e punimeve një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.
“Termini këtu nuk vlen, vetëm përmes miqve mund të hysh brenda për kontroll. Shumë është keq këtu edhe për atë se çdo mjek specialist të udhëzon ose në “ 8shtatorin” ose në spitalin e shtetit, këtu vetëm na e japin udhëzimin, të thonë shko tek i shtetit, shko tek tjetri”.
“ Po shoh se diçka nuk shkon mirë, ka njerëz që hyjnë pa radhë I shohim këto gjëra por s’kemi çfarë të bëjmë”.
“ Jemi shumë tollovi. Katastrofë është, mjaft ka tollovi, mjaft ka pritje të gjata, nuk mundesh në kohë të kryesh punë, edhe kur pacienti është me dhimbje të mëdha nuk ndërmarrin asnjë masë. Tollovia në spital është katastrofë. Dinë vetëm të bërtasin, të qortojnë dhe aq. Unë kam dy orë e gjysmë që po pres”.
“Rreth dy orë po pres këtu. Mendoj se mund të organizohen më mirë dhe të punohet më mirë, por ende po funksionojnë me të vjetrën. Kërkova një mjek ,nuk më pranoi. Unë jam për në repartin e Plastikës ndërsa më dërgojnë te traumatologjia sepse atje nuk ka tollovi dhe ja pres për incizim- shprehen të indinjuar qytetarët- shprehen disa
Por nga spitali thonë se pavarësisht punimeve që po kryhen, nuk refuzohet asnjë pacient për trajtim. Ata thonë se për momentin spitali “8 shtatori” po përgatit hapësirat për të pranuar mjekët e Klinikës për sëmundje kirurgjike, i cili do të ofrojë shërbimet për pacientët deri në mbylljen e punimeve.
Pacientët deri më tani për shumë arsye edhe për shkak të vendndodhjes së spitalit nuk i kemi refuzuar, deri më tani të gjithë pacientët i kemi pranuar. Jemi duke punuar në adaptimin e hapësirave të ish spitalit Filipi I Dytë, tek i cili do të transferohen disa reparte. “ Reparti i plastikës, reparti i kirurgjisë së fëmijëve, ai i kirurgjisë vaskulare dhe reparti i urologjisë- tha Nermine Shaqiri, Drejtore financiare e spitalit “ Shën Naumi I Ohrit”.
Klinika Universitare për kirurgji “ Shën Naumi i Ohrit” rikonstruohet për herë të parë që nga ndërtimi i saj 80 vite më parë. Vitin e kaluar në këtë spital kanë kërkuar ndihmë 316.000 pacientë, numër ky i cili është i rritet në krahasim me vitet e mëparshme. Për rinovimin e klinikës janë ndarë dy milion euro.
Vjollca Aliti