Janë kthyer sërish në vendin të cilit edhe i takojnë, eshtrat e gjetur në varrezat masive, në fshatin Zajas të Komunës së Kërçovës. Eshtrat për një periudhë do të qëndrojnë këtu, ndërkohë që, ish objekti i komunës së Zajazit së shpejti pritet që të kthehet në një muze tek i cili edhe do të ekspozohen këto eshtra. Për të njëjtat, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në Shkup ku kanë qenë të përfshirë edhe ndërkombëtarët, pritet që ditëve në vazhdim të del edhe raporti”.
Kreu i komisionit komunal për hetimin e varrezave Musli Musliu tha se varrezat për një kohë të shkurtër do qëndrojnë në objektin e ish komunës së Zajazit, ku edhe pas kthimit të tij në muze, do të ekspozohen për publikun.
Për momentin eshtrat do vendosen në lokalet e ish komunës së Zajasit dhe për një kohë shumë të shkurtër ne mendojmë që në komunën e Zajasit të ekspozohen nëpër vitrina të posaçme dedikuar enkas për eshtra që do jetë e hapur edhe për vizitorët bashkë me artefaktet tjera në këtë muze që e kemi paraparë në projekt– tha Musli Musliu, kryetar i Komisionit për Hetim të Varrezave Masive.
Banorët shprehen thonë se nga tani do dinë të paktën se ku i kanë varret të afërmit e tyre.
Ka mjaft të zhdukur, janë diku rreth 1500 vetë dhe këta janë viktima të tmerreve që kanë ndodhur mbi shqiptarët në Kërçovë. Ata meritojnë respekt dhe dinjitet, meritojnë të prehen në vendin e tyre”
Babi im 1913 është i vrarë në fshatin Zajas. Nuk e kemi ditur ku është varri, as edhe babai im kur ishte gjallë nuk e dinte ku ishte varri i atit të tij– shprehen banorët e fshatit Zajas.
Përndryshe, këto eshtra, dhjetë muaj më parë, janë gjetur në dy varreza masive, njëra në Kodrën e quajtur Dardha, konkretisht në shpellë, ndërsa varreza tjetër masive është gjetur në afërsi të shtëpisë së kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Eshtrat dyshohet se i takojnë banorëve të vrarë në 1913 në prag të Luftës së Parë Botërore
Bashkim Sulejmani