Menjëherë pasi kaloi vala e refuzimit të të gjithë paraburgimeve për të akuzuarit në rastet e PSP, kryesisht zyrtarë të VMRO DPMNE-së, ushtruesi i detyrës-kryetar në Gjykatën Penale të Shkupit Stojançe Ribarev, ka vendosur të risistemojë gjykatësit. Gjykatësit që fillimisht u hoqën nga vendet e punës derisa të kalojë vala e vendimeve në rastet e PSP-së, tani do të kthehen në vendet e vjetra. Për portalin “Sakam Da Kazham” ata kanë thënë se janë të revoltuar tej mase nga risistemimi dhe kanë paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër kryetarit aktual të Gjykatës Penale Stojançe Ribarev.
Ish gjykatësi Valentin Zafirov thotë se risistemimi është skandaloz, për më tepër kur dihet se prapavija është politike. Ai i bën apel Qeverisë që sa më shpejtë të fillojë me reformat e trumbetuara pasi në këtë gjende që është gjyqësori, vështirë të ndahet drejtësi.
”Ndryshoni ligjin për Këshill Gjyqësor në mënyrë që të fillojnë çfarëdo reforma në gjyqësor. Gjithë ajo që do e quaj me tre pika, që është mbledhur në Gjykatën Penale duhet menjëherë të fshihet me fshesë, me xhoger. Të bëhet 3,4 herë gjatë vitit risistemin nuk është në pajtim me ligjin dhe rregulloren e gjykatës. Risistemim bëhet vetëm një herë në vit e jo çdo 15 ditë, kur kujt ti teket. Kjo është e qartë se është kurdisje…Madje edhe gjykatësit e tyre, por që nuk janë të sigurtë 100% se do të veprojnë siç duhet, i kanë larguar..Nuk jam i sigurtë nëse të shumtën janë dy gjykatës në Themeloren që veprojnë sipas ligjit, e mos të flasim për atë se si janë zgjedhur”
Teksa pritet kallëzimi penal, Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski për televizionin Shenja, tha se në ndonjë prej seancave gjatë javëve të ardhshme, do të shpallin konkurs të ri për kryetar të Gjykatës Penale, kështu që kryetari aktual Stojançe Ribarev i ka ditët e numëruara.
“Nuk e dimë se kur do të shpallet konkursi saktë, por në ndonjë prej seanca të ardhshme, nuk do të shkojë shumë gjatë. Do të anulohen të gjithë konkurset e shpallura para 1 janarit të 2017-tës pasi tani kemi mënyrë të re të vlerësimit të punës, për dy vitet e fundit. Të gjitha konkurset janë të bazuara në vlerësime më të vjetra dhe tani për herë të parë do të përfundojmë me vlerësime dyvjeçare”
Gjykata Penale dje kumtoi se Nikolla Gruevski nuk do të shkojë në paraburgim. Paraburgim nuk do të ketë as për ish këshilltarin e tij, Martin Protogjer, as për Gordana Jankullovskën, as për Mile Janakievskin, por as për ish sekretarin e VMRO-së, Kirill Bozhinovskin.
Gjykata penale refuzoi ti dërgojë në paraburgim edhe ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, ish eprorin e drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, ish kryeministrin Vlladimir Peshevski, kryeredaktorin e Sitellit Dragan Pavlloviç Llatas, ish ministren e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska, kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, deputetin e BDI-së Ejup Alimi dhe kryetarin e këshillit komunal zgjedhor nga Çairi Ismet Gurri.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
RISISTEMIM NË GJYKATË PAS REFUZIMIT TË… by tvshenjaofficial