Ronaldo: Frizura e famshme e Botërorit 2002 ishte për t’i shpërqëndruar mediat

Sport | Publikuar më 21.03.2018 në ora 11:48

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar se frizura e tij e famshme e vitit 2002 ishte një shpërqëndrim i qëllimshëm i tij për ta larguar vëmendjen nga lëndimi para titullit të pestë të Kupës së Botës për Brazilin.

Ronaldo shkëlqeu 16 vjet më parë duke shënuar edhe dy herë në finale ndaj Gjermanisë për ta bërë Brazilin kampion.

Frizura e cila inspiroi shumë fëmijë gjatë Botërorit të vitit 2002.

“Unë kam pasur një lëndim në këmbën time dhe të gjithë po flisnin për këtë”.

“Unë vendosa që të prej flokët e mi dhe të lë gjënë e vogël përpara. Unë erdha në stërvitje dhe të gjithë më kanë parë flokët e këqija”.

“Të gjithë po flisnin për flokët e mia dhe harruan lëndimin. Unë kam qenë më i qetë dhe më i relaksuar duke u fokusuar në stërvitje”.

“Nuk jam krenar për stilin e flokëve sepse ishte stil i çuditshëm. Por, ishte mënyrë e mirë për të ndryshuar temën”, u shpreh Ronaldo.

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që prej heroizmave të “Fenomenit” në Yokohama. /Telegrafi/