Gjermania vazhdon të mbështes Maqedoninë në përmbushjen e prioriteteve dhe obligimeve Evropiane për integrimin e vendit në EU dhe NATO, potencoi Mihaell Rot, ministër shtetëror përgjegjës për Evropën në ministrinë Gjermane për punë të jashtme në takimin e sotëm në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
Ashtu siç njoftuan nga MPJ, ai ka shprehur kënaqësinë për arritjet e procesit reformues dhe politikës Qeveritare në funksion të ringjalljes së euro integrimit maqedonas, njëherit përshëndeti bashkëpunimin e deri sotëm me institucionet e EU-së, në suaza të procesit të euro integrimeve të vendit.
Gjatë vizitës së ministrit Dimitrov në Gjermani, ai u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe dinamikat e reja në dialogun politik mes dy vendeve.
Ministri Dimitrov inforimoi edhe për aktivitetet aktuale dhe për dinamikën e paraparë për implementimin e reformave, duke plotësuar kriteret e nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, shkruan Almakos.
Gjatë vizitës së tij të punës në Gjermani, ministri Dimitrov gjithashtu mori pjesë në seminarin: “Dialogue Series: Imagining Neë Paths for a Prosperious Macedonia; Euro-Atlantic Integration of Macedonia” I cili u mbajt në organizatën fondacioni Berghof, në Potsdam.
M.I
Almakos.com