Rrëzohet një aeroplan me 44 udhëtarë

Bota | Publikuar më 20.03.2017 në ora 21:17

Në një qytet të Sudan-it Jugor është rrëzuar një avion pasagjerësh, me 44 udhëtarë, raporton AA.

Ministri i Transportit të Sudan-it Jugor, John Luk Jok, për AA konfirmoi se avioni i kompanisë “South Supreme Airlines” është rrëzuar në aeroportin Wau pas mesditës.

Ai theksoi se se ende nuk kanë informata të detajuara në lidhje me viktimat në këtë aksident. Ai bëri të ditur se avioni i cili ishte nisur nga kryeqyteti Xhuba është rrëzuar në orët e mesditës sipas kohës lokale në qytetin Wau.

Nga ana tjetër, në disa media lokale transmetohet se në aksident nuk ka viktima, mirëpo numri i të lënduarave ështe i madh.